Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka hasur në një rast, siç e ka cilësuar të shëmtuar në kryeqytet.
“Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër.”, thuhet në postimin e kompanisë në Facebook.
Tutje kërkohet kujdes nga bashkatdhetarët për t’i kontrolluar ujëmatësit dhe gypat e ujit!