Gjelat kanë shënuar fitore të vështirë në finalen e madhe, duke impresionuar me lojë, sidomos në pjesën e dytë, me fitore 1:2 në finalen e madhe kundër Spanjës, në kompetcionin e kësaj gare europian, e cila po bëhet gjithnjë e më joshëse, shkruan gazeta Enigma.
Realizatorë të tre golave, të gjithë në pjesën e dytë, ishin fillimisht Mikel Oyarzabal për Spanjës në minutën 64’ dhe Benzema 65’ e Mbappe 80’ për Francën.
Një pjesë e dytë shumë më dinamike dhe me shumë më shumë kreativitet nga të dyja skuadrat, e cila prodhoi edhe tre golat, si dhe shumë më shumë aksione të ndërtuara mirë, në krahasim me pjesën e parë, si dhe me finishin sensacional e dramatik, herë në njërën portë e herë në portën tjetër.
Mikel Ojar Zaball në minutën 64’ pasi u degazhua nga mesi i fushës, hyri brenda zonës Franceze dhe gjuajti me të majtën për të dërguar topin në këndin e poshtëm të shtyllës së djathtë pingule dhe për t’i ndërruar shifrat në semafor 1:0.
80′ GOOOOAAAAALLL!!! @KMbappe gets in behind and keeps his cool to put France in front! ????????1-2???????? | #FiersdetreBleus | #ESPFRA pic.twitter.com/ddhHajlTuq— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) October 10, 2021
E pa kaluar as një minutë lojë nga goli, sharmin e finales, dramaticitetin e joshjes futbollistike, ia shtoi mjeshtri i Real Madridit, i cili këtë vit është në formë kulminante, Karen Benzema, Ipasi nga rreth 16 metra paraboloi portierin spanjoll, për ta elektrizuar stadiumin në Milano 1:1.
E sulmi i frikshëm i francezëve Mbappe – Benzema – Griezman u kurorëzua edhe me një gol në minutën 80′ të ndeshjes, i cili ishte vendimtar për epilogun përfundimtarë, shkruan Gazeta Enigma.