Franca javën e ardhshme pritet të goditet nga vala e tretë e të nxehtit

Franca javën e ardhshme pritet të goditet nga vala e tretë e të nxehtit

Franca nga e hëna do të përjetojë valën e tretë të të nxehtit dhe temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, sipas Météo-France.

Që nga fillimi i muajve të verës në Francë, kjo do të jetë valla e tretë e të nxehtit në këtë vend.

“Pas një frymëmarrjeje të shkurtër këtë javë në një pjesë të madhe të vendit, temperaturat po rriten përsëri këtë fundjavë”.

“Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë Francën me temperatura që mund të kalojnë 35°C nga e hëna në jug të linjës Bordeaux-Lyon”, ka thënë Météo-France.

Sipas parashikuesit vala e të nxehtit mund të vazhdojë për disa ditë në juglindje, megjithëse është shprehur se koha pas të mërkurës mund të ndryshoj, raporton euronews.

Në jugperëndim të Francës në luginën Rhône, temperaturat maksimale nga e hëna deri të mërkurën pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Ndërsa në lindje duke u shtrirë nga Alsace në rajonin e Lionit, temepraturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Kurse në Paris temperaturat më të larta do të sillen rreth 34 gradë Celsius.

Ndryshimet ekstreme të motit, sipas ekspertëve kanë ndodhur si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Related Articles