Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm drejt de-eskalimit

Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm drejt de-eskalimit

Franca e ka mirëpritur lirmin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga njësitë speciale më 14 qershor, e që u mbajtën të paraburgosur deri ditën e henë të datës 26 qershor, kur edhe Gjykata e Kralevës mori vendim për lirmin e tyre.

Ky shtet nëpërmjet Ministrisë së Jashtme tha se ky është një hap drejt de-eskalimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

MPJ-ja e Francës gjithashtu edhe institucioneve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, parametra të cilat vazhdojnë të mbesin valide.

“Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.

Related Articles