Ambasada e Francës në Kosovë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Franca mirëpret miratimin e udhërrëfyesit në Bruksel, dokument që paraqet progresin konkret dhe domethënës në dialog”, thuhet në qëndrimin e kësaj ambasade.
“Tash e tutje, bëhet fjalë për sigurimin e zbatimit të plotë të tij”./Gazeta Enigma/