Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të BE-së ka thënë se dënon sulmet e Banjskës dhe se Serbia duhet t’i hedh para drejtësisë kryerësit e kësaj vepre.
Po ashtu ai ritheksoi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Franca rithekson nevojën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
“Dënojmë sulmet në Bansjkë të 24 shtatorit dhe kërkojmë nga Serbia që fajtorët apo kryerësit të vihen para drejtësisë”, tha ai.
Më tutje ai përmendi shenjat pozitive që po bëjnë që të dy shtetet.
“Si shenjë pozitive ka progres në dialogun e mundësuar nga BE-ja sidomos në njohjen e ndërsjellë të tabelave, energjisë dhe të zgjedhjeve në veri”.
“Serbia duhet të vazhdojë bëjë progres të qartë në implementimit e zotimeve të veta për sa i përket marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit”, shtoi përfaqësuesi i Francës.