Franca ‘shkatërron’ Holandën

Franca ‘shkatërron’ Holandën

“Gjelat” francezë ishin të papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme, teksa në “Stade de France” arritën të “këpusnin” “tulipanët” hollandezë me rezultatin e pastër 3 me 0, në aktin e parë të rrugëtimit drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Siparin e golave e hapi ish-kapiteni, Antoine Griezmann, i cili iu kundërpërgjigj me një gol që në minutën e 2’-të, teknikut Didier Deschamps, pas heqjes së shiritit të kapitenit. Vetëm gjashtë minuta më vonë në të 8’-tën, pas një goditje dënimi po të ekzekutuar nga “fantazisti” i Atletico Madrid, mbrojtësi i “gjelave” Dayot Upamecano përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe ndëshkon për të dytën herë në pak minuta portierin Cillessen.

Për të vulosur rezultatin e përgjithshëm 4 me 1 mendoi kapiteni i francezëve, Kylian Mbappe, i cili me një dopietë në minutat 21’ dhe 88’ “hipotekoi” fitoren e parë në kualifikuese të Kombëtares franceze dhe tashmë bëhen gati për trasnfertën e vështirë të 27 marsit ndaj Irlandës.

Related Articles