Gjykata e lartë administrative e Francës vendosi të martën kundër lejimit të veshjeve të banjës burkini që mbulojnë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.
Burkini nxiti debate të ashpëra politike në vend, anipse ajo vishet nga një numër i vogël i grave myslimane në Francë, raporton AP.
Qyteti i Grenoble, i udhëhequr nga një kryebashkiak nga partia e të Gjelbërve, votoi muajin e kaluar për të lejuar gratë të veshin burkini në pishina publike pas fushatës nga aktivistët vendas.
Rregullat për veshjen në pishina publike në Francë janë strikte, për çka autoritetet thonë se janë për shkaqe higjiene.
Gjykata e lartë administrative e Francës vendosi të martën kundër lejimit të veshjeve të banjës burkini që mbulojnë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.
Burkini nxiti debate të ashpëra politike në vend, anipse ajo vishet nga një numër i vogël i grave myslimane në Francë.
Disa qytete të tjera lejojnë burkinit në pishina publike. Qyteti Rennes është në mesin e tyre, por vendimi i tij u mor për të liruar rregullat e veshjes në përgjithësi dhe jo bazuar në shkaqe fetare.