Protestat e 1 majit kanë dalë jashtë kontrolli në Lyon të Francës, ku të rinj të maskuar qëlluan dhe u përleshën me oficerët e policisë, teksa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe sulmuan në formacion, me shkopinj gome demonstruesit. Në Paris protestat dominoheshin në lëvizja e Jelekëve të Verdhë.
Në Lyon, turmat e të paktën 3000 punëtorëve të sindikatave marshuan krah për krah me flamurë të kuq, të cilëve më vonë iu bashkuan të rinj të maskuar që sulmuan oficerët e policisë shkatërruan objekte simbol të korporatave të biznesit, e madje edhe me grupe të tjera protestuesish.
Protestuesit marshonin drejt sheshit Place Bellecour në qendër të qytetit, policia me veshje të rënda u bllokoi rrugën dhe shpejt nisën përleshjet mes tyre. Oficerët arritën të shtynin prapa turmën duke përdorur shkopat e gomës ndaj elementëve të dhunshëm. Në pamjet video shihet skena të rënda dhune të oficerëve që godasin dhe tërheqin në rrugë të ndaluarit, teksa mediat raportuan për vetëm pesë arrestime.