Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët, shkruan BBC.
Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm francez, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” në qytetin verior të Arras, ndërsa sulmuesi është arrestuar.
“Sulmuesi bërtiti ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është më i madhi’, gjatë sulmit”, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.
Ai dyshohet të jetë rreth të 20-tave.
Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.
Televizioni tha se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos.
Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës i shkollës.
Ndërkaq sipas policisë situata është në kontroll.