Frangu po rritet, euro po bëhet gjithnjë e më i dobët, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ky është parashikimi i ekonomistit Jan-Egbert Sturm nga Universiteti ETH në Cyrih, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se arsyeja kryesore është inflacioni. Norma në eurozonë është aktualisht në 5%. Sturm thotë se pret që diferenca e inflacionit të vazhdojë dhe euro do të mbetet e dobët.
Euro aktualisht vlen rreth 1.04 franga. Kur u lansua monedha e vetme, ajo vlente 1.50.
Frangu i fortë është problem për eksportuesit zviceranë, pasi i bën produktet e tyre më të shtrenjta./Gazeta Enigma/