Frappart, gruaja e parë gjyqtare në një Kampionat Europian

Frappart, gruaja e parë gjyqtare në një Kampionat Europian

Stephanie Frappart do të jetë gruaja e parë që pritet të gjykoj në një ndeshjes Kampionatit Europian ‘EURO 2020’.

Komiteti i Arbitrave të shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA kanë publikuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë në Kampionatin Europian EURO 2020. Kujtojmë që Frappart do të jetë gjyqtare e katërt apo asistente rezervë.

Emrat e 18 gjyqtarëve janë publikuar sot nga UEFA. Ata do të gjykojnë në 51 ndeshje të EURO 2020.

Lista e gjyqtarëve kryesor:

Felix Brych (Gjermani)

Cüneyt Çakır (Turqi)

Carlos Del Cerro Grande (Spanjë)

Andreas Ekberg (Suedi)

Orel Grinfeeld (Izrael)

Ovidiu Alin Hategan (Rumani)

Sergei Karasev (Rusi)

Istvan Kovacs (Rumani)

Bjorn Kuipers (Hollandë)

Danny Makkelie (Hollandë)

Antonio Miguel Mateu Lahoz (Spanjë)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Artur Manuel Ribeiro Soares Dias (Portugali)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Klima Turpin (Francë)

Slavko Vincic (Slloveni)

Kujtojmë që Kampionati Europian fillon të premten më 11 qershor, me ndeshjen Turqi – Itali, që luhet nga ora 21:00 në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës.

Related Articles