Një prej figurave kryesore të PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili u arrestua të enjten për pengim të zyrtarëve policor në përpjekjen e Policisë së Kosovës për arrestimin e Dardan Molliqajt, sot ka publikuar një fotografi ku shihet teksa merret me punë fshati.
Krasniqi ka përçuar një mesazh politik, përmes një fjale të urtë popullore që “birat e gardhit dhe fjalët e hallkut s’mshelen kurrë”.
Anëtari i PSD-së ka thënë se me rëndësi po e thurin gardhin ngadalë.
“Thojnë “birat e gardhit dhe fjalët e hallkut s’mshelen kurrë”. Por me rëndësi që gardhin po e thurim Kadal-kadal por sigurt!”, ka shkruar ai