Frashër Krasniqi i drejtohet Mimoza Kusari-Lilës: A jeni duke u koordinuar ende me Radojçiqin? (Video)

Frashër Krasniqi i drejtohet Mimoza Kusari-Lilës: A jeni duke u koordinuar ende me Radojçiqin? (Video)

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, ka zhvilluar sot një aksion simbolik.

Anëtari i kryesisë Frashër Krasniqi, e ka pyetur deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila lidhur me përgjimet ku ajo dëgjohet duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Goran Simiq.

Ai e pyeti Kusari – Lilën se a janë duke u korrdinuar ende me Radojçiqin.

“Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel”, ka shkruar Krasniqi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ishte e përfshirë në përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale, ku dëgjohet duke biseduar me zyrtarët e lartë të Listës Serbe, Igor dhe Sllavko Simiq.

Në këto përgjime u përmend edhe emri i të Milan Radojçiqit, i cili është shpallur në kërkim nga shteti i Kosovës, dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles