Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj Dardan Molliqajt dhe aktivistit të PSD-së.
Krasniqi thotë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta arsyetuar këtë kërkesë.
“Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur. Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo është kalkulim i gabuar. /Gazeta Enigma/.