Zyrtarët në qytetin juglindor të Mariupolit, pranë kufirit me Rusinë, thonë se kanë frikë se një numër i madh njerëzish mund të jenë të vdekur pas shumë orësh granatime të vazhdueshme në qytet.
Nënkryetari i Bashkisë, Sergiy Orlov, thotë se një lagje buzë lumit, shtëpia e 130 mijë njerëzve, duke përfshirë babain e tij, është e shkatërruar pothuajse plotësisht.
“Ne nuk mund të llogarisim numrin e viktimave atje, por besojmë se të paktën qindra njerëz kanë vdekur. Ne nuk mund të hyjmë për të tërhequr trupat”, tha ai për BBC me telefon.
“Ushtria ruse po punon me të gjitha armët e saj këtu – artileri, sisteme të shumta lëshimi raketash, aeroplanë, raketa taktike. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qytetin” thotë Orlov.
Ai thotë se forcat ruse janë disa kilometra larg nga të gjitha anët.
“Ushtria ukrainase është shumë e guximshme dhe ata do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin, por stili i ushtrisë ruse është si piratët. Ata nuk luftojnë me ushtrinë e tyre, ata thjesht shkatërrojnë rajone të tëra,” thotë Orlov./Gazeta Enigma/