Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.
Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori “Fronti për Ndryshim” në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.
Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi e ka pranuar humbjen në Bujanoc.
Kurse në Preshevë, fitoren e ka shpallur Ardita Sinani.
Ndryshe, procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonjë incident serioz.