FSB ruse: Agjenti ukrainas u vra para se të sulmonte terminalin e karburantit

FSB ruse: Agjenti ukrainas u vra para se të sulmonte terminalin e karburantit

Një agjent ukrainas u vra para se të sulmonte me eksploziv një terminal karburanti në rajonin veriperëndimor të Leningradit.

Kështu thanë oficerët e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Rusisë (FSB), sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

FSB tha se personi ishte një shtetas rus i rekrutuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës dhe se ai ishte vrarë pasi qëlloi mbi agjentët e sigurisë.

FSB tha gjithashtu se ai kishte hyrë në Rusi nga Lituania në mars, shkruan The Guardian.

Related Articles