Fshati ku qëndrojnë tifozëve është në flakë dhe zjarri po përhapet

<strong>Fshati ku qëndrojnë tifozëve është në flakë dhe zjarri po përhapet</strong>

Fshati i tifozëve në Doha, pranë stadiumit “Lusail”, është përfshirë nga zjarri, transmeton Daily Mail.

Kjo ka ndodhur në një fshat të tifozëve të quajtur “Ketaifan North Island”, ndërsa autoritetet kanë theksuar se zjarrfikësit po “kontrollojnë” zjarrin në godinë dhe se nuk ka të lënduar.

Edhe pse në Katar po bëjnë gjithçka për të parandaluar panikun, videot që shfaqen në rrjetet sociale tregojnë se zjarri shihet nga një distancë e madhe.

Edhe fotot që janë shfaqur tregojnë se në qytetin e Lusail ka tenda, të cilat në rastin më të keq mund të shpërthejnë lehtësisht në flakë nën forcën e zjarrit.

Ende nuk dihet se si ka rënë zjarri.

Related Articles