Fshehu kallashnikovin në frigorifer, Policia arreston të dyshuarin nga Shkupi

Një 43 vjeçar nga Shkupi, ka gjetur një vend të pazakontë për të fshehur pushkën e tij automatike, kallashnikov.

Ai e fshehu atë në brendësi të frigoriferit, ndërsa policia edhe e arrestoi të dyshuarin, për armëmbajtje pa leje.

Siç shkruan Alsat, R.M është arrestuar në Gjorçe Petrov, ndërsa bastisja u bë në shtëpinë e tij në një fshat të Komunës së Sarajit.

Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal.

Related Articles