Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka uruar Kosovën që siguroi play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Disa ditë pasi Shqipëria e siguroi pozitën e dytë në grup, të njëjtën e bëri realitet edhe Kosova, me një fitore 0-2 te Sllovenia.
Edhe FSHF-ja tani i ka uruar Kosovës për këtë arritje fantastike, ku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se le të vazhdojë ëndrra drejt Botërorit.
“Një ditë e madhe për futbollin shqiptar!
FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë.
Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar!”, shkruan FSHF.
