Federata Shqiptare e Futbollit ka nderuar kujtimin e futbollistit të ndjerë, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024.
Në shenjë respekti dhe përkujtimi, një mini-fushë sportive tashmë mban emrin e tij,
Sipas FSHF-së, kjo hapësirë është konceptuar si homazh për një talent të ri të futbollit shqiptar, por njëkohësisht edhe si një ambient i dedikuar për fëmijët e zonës, ku ata mund të luajnë, të zhvillohen dhe të edukohen përmes sportit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të federatës, përfshirë anëtaren e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, si dhe familjarë të Martin Canit.
