FSK: Artet marciale Ushtarake, disiplinë e re në ushtri

FSK: Artet marciale Ushtarake, disiplinë e re në ushtri

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se kanë shtuar një disiplinë të re për FSK-në, që sipas tyre janë Arte Marciale Ushtarake.

“Arte Marciale Ushtarake, disiplinë e re në ushtri”, kanë njoftuar FSK-ja në rrjetin e tyre social Facebook.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake, kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj, për mbarëvajtjen e stërvitjes dhe për shkaqe të sigurisë dhe lëndimeve të mundshme janë kujdesur Instruktoret duke implementuar në përpikëri procedurat standarde si dhe masat e kontrollit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e Facebook.

Sipas tyre kjo di të jetë pjesë e plan-programit trajnues për pjesëtarët të FSK-së.

“Ky kurs nga tash është planifikuar që të jetë pjesë e plan-programit trajnues për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kështu përgatitjen profesionale dhe aspektin taktik dhe fizik të pjesëtarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles