FSK bashkë me Policinë realizojnë trajnim intensiv

FSK bashkë me Policinë realizojnë trajnim intensiv

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin ‘Taktikat me Njësi të Vogla’, që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit” – thuhet në postimin e tyre.

Related Articles