Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 20-29 tetor 2025, do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.
Sipas njoftimit, thuhet se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, tha FSK-ja në njoftim.