FSK-ja i bashkohet kërkimeve për trupin e mërgimtarit në Ujman

FSK-ja i bashkohet kërkimeve për trupin e mërgimtarit në Ujman

Kërkimeve për trupin e 33-vjeçarit që u hodh në Liqenin e Ujmanit por nuk u kthye më në sipërfaqe, sot i është bashkuar edhe FSK-ja.

Kështu bënë të ditur nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

“Ne tani do të nisemi për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet të na bashkohet edhe FSK-ja. Ende nuk kemi gjurmë. Ditën e djeshme i kemi ndërprerë pak kërkimet, shkaku që s’kemi pasur boca të mbushura të oksigjenit. Gjatë pasditës kemi arritur t’i mbushim vetëm dy. Ne po shpresojmë ta gjejmë me ndihmën e FSK-së”, thanë nga kjo shoqatë.

Related Articles