Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për Reporteri, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.
”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, citojnë ata përgjigjien e FSK-së.
Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale ”Vrasje në tentativë”.