Presidentja Vjosa Osmani ka treguar lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Shqipëri, për të ndihmuar në gjetjen e një personi që dyshohet se ka rënë në lumin Mat.
Osmani tregoi se dje, pas propozimit të Qeverisë, ka autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë, në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj.
“Bashkë në çdo sfidë!”, shkroi Osmani në një postim.
“FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, shkroi tutje e para e vendit.
