Një delegacion i FSK-së, ka qenë pjesë e një aktiviteti mjekësor në Bundeswehr të Gjermanisë.
Sipas njoftimit nga ana e FSK-së, gjatë vizitës delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me zhvillimin e kapaciteteve mjekësore, prezantime dhe demonstrime të trajtimeve mjekësore të ROL 1, ROL 2, ROL 3 dhe ROL 4
“Me këtë rast zhvilluan takime me udhëheqës të lartë të sistemit mjekësor ushtarak gjerman dhe të NATO-s, ku u trajtuan tema që ishin në interes të FSK-së si: Zhvillimi i një koncepti të avancuar ROL-1 për FSK-në, Validimi i kapaciteteve mjekësore të FSK-së në vitin 2026 në Kosovë, Pjesëmarrja në ushtrimin shumëkombësh “VIGOROUS ËARRIOR 2026” në Estoni, Zhvillimi i trajnimeve trajno-trajnerët në FSK, Bashkëpunimi bilateral në projekte të ardhshme në fushën e mjekësisë ushtarake, U vizituan qendra trajnimi dhe mbështetjeje mjekësore në Kümmersbruck, Weiden dhe Grafenwöhr”.
“Kjo vizitë ri konfirmon përkushtimin e FSK-së, përkrahjen dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë për zhvillimin e kapaciteteve moderne dhe ndërvepruese mjekësore në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së.