Komuna e Rahovecit ka dalë me një njoftim mbi gjendjen aktuale pas vërshimeve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Bazuar në njoftim, reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunë, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë u bë e ditur se ekipet emergjente të komunës bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot realizuan evakuimin e dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.
“Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor!”, thuhet në njoftim.
