Një tifoz i Gjermanisë u detyrua të lë stadiumin ende pa filluar ndeshja e parë hapëse e EURO 2024 mes Gjermanisë dhe Skocisë, pasi dora e tij e majtë u thye nga një goditje e sulmuesit gjerman Niclas Füllkrug, gjatë ngrohjes para fillimit të ndeshjes.
Kai Flathmann ishte ulur në anën e njërit prej golave , kur ai u godit nga një goditje e Füllkrug që shkoi jashtë.
“Nuk kam fjalë, gjëra të çmendura”, tha ai në rrjetet sociale, duke postuar një foto të tij në spital me krahun e fashuar dhe në një hobe.
Ai i tha gazetës se arriti të ndëgjonte himnet e skuadrave teksa e nxirrnin me barelë.
Füllkrug shënoi golin e katërt të Gjermanisë me një goditje të regjistruar me 110 km/h.
Gjermania tani do të përballet me Hungarinë të mërkurën. /Gazeta Enigma