Fundjava në basketboll nis me derbin Trepça – Vëllaznimi

Fundjava në basketboll nis me derbin Trepça – Vëllaznimi

Java e 23-të do të prodhojë super ndeshje, ku gara sa vjen e bëhet më interesante, por edhe vendimtare për tetë skuadrat e ProCredit Superligës.

Shumë interesant pritet të jetë dueli mes kampiones në fuqi KB Trepça dhe KB Vllaznimi, që zhvillohet në Mitrovicë, në palestrën Minatori.

Aktualisht Trepça prin në renditjen tabelare me 41 pikë, duke regjistruar nëntëmbëdhjetë fitore dhe tri humbje.

Në anën tjetër, Vllaznimi gjendet në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe katërmbëdhjetë humbje.

Related Articles