Udhëheqësit botërorë kanë arritur në Romë për funeralin e Papa Fraçeskut që do të zhvillohet në sheshin e Shën Pjetrit në Romë të shtunën.
Presidenti argjentinas Javier Milei, nga vendi i të cilit vinte edhe Papa Françesku, si dhe kryeministrja italiane Giorga Meloni do të ulen në rreshtin e parë, ndërsa presidenti Francez Emmanuel Macron, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë gjithashtu të pranishëm.
Po ashtu, në Romë shkoi edhe ish-presidenti amerikan, Joe Biden, me bashkëshorten e tij.
Në funeral po merr pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Po ashtu, në funeral po marrin pjesë edhe mbretërorët europianë, duke përfshirë përfshirë Princin e Kurorës së Norvegjisë Haakon dhe Princeshën e Kurorës Mette-Marit dhe Princin William të Mbretërisë së Bashkuar.
Sot po mbahet ceremonia e varrimit të Papa Françeskut në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Funerali ka filluar në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe është duke u zhvilluar në praninë e mijëra besimtarëve dhe liderëve botërorë. Ceremonia është duke u udhëhequr nga Kardinali Giovanni Battista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve.
Pas ceremonisë, trupi i Papa Françeskut do të varroset në Bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë, duke u bërë kështu Papa i parë që varroset jashtë Vatikanit që nga Papa Leo XIII në vitin 1903.