Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Fushë Kosova dhe Malisheva është mbyllur pa gola, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ndeshje ishte e varfër edhe sa i përket rasteve.
Fushë Kosova zë vendin e fundit në klasifikim me gjashtë pikë të mbledhura, kurse Malisheva renditet në vendin e katërt me 13 pikë të grumbulluara.
/Gazeta Enigma/