Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre është gjetur drogë.
Policia bën të ditur se nga ata është sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro, 8 telefona mobil, një fugon, një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
