Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.
Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë pas mesnate në Fushë Kosovë.
Njësia policore teksa po patrullonte në një pikë kontrolli, ka ndalur një veturë, brenda së cilët ka gjetur një sasi të substancës narkotike.
Sinjali mëson se në veturën që e drejtonte një 35-vjeçar, është gjetur edhe një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.
I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.