Fushë Kosovë: Arrestohet një person për dhunë ndaj bashkëshortes

Fushë Kosovë: Arrestohet një person për dhunë ndaj bashkëshortes

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është arrestuar një person në Fushë Kosovë për sulm fizik ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/

Related Articles