Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Bedri Pejani”, në Fushë Kosovë, dje, në orët e pasdites.
Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ka ushtruar, duke i shkaktuar frikë e pasiguri.
Burri nga Fushë Kosova Sh.B., 30-vjeçar, po dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij për motive ende të panjohura.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin.
Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, ndaj të cilit Prokurori ka iniciuar rast dhe ka udhëzuar që i njëjti të dërgohet në Psikiatri për trajtim.