Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa nga ky incident s’ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Enigma, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë ai për Enigmën.