Fushë Kosovë: Mosmarrëveshje në komunikacion, një taksist rrahet me dy persona

Fushë Kosovë: Mosmarrëveshje në komunikacion, një taksist rrahet me dy persona

Një mosmarrëveshje komunikacioni në Fushë Kosovë përfundoi me rrahje duke mbetur tre persona të lënduar.

Burime të Klankosova.tv brenda Stacionit Policor në Fushë Kosovë bëjnë të ditur se një taksist dhe dy persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

I njëjti burim thotë se të tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar teksa në vendngjarje ka qenë edhe Prokurori i Shtetit.

Related Articles