Fushë Kosovë, një person raporton në polici se fqinj i tij është gjetur i vdekur në dysheme

Fushë Kosovë, një person raporton në polici se fqinj i tij është gjetur i vdekur në dysheme

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar të hënën pasdite se fqinji i tij është gjetur i shtirë në dysheme në banesën e tij.

Sipas policisë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Familjarët kanë thënë se dyshojnë në askënd, por se sipas tyre, viktima shpesh ka konsumuar alkool.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti i cili është hapur si “Vdekje e dyshimtë – Hetim i vdekjes”, është nën hetime.

Related Articles