Futboll: Llapi prekë finalen e Kupës së Kosovës

Futboll: Llapi prekë finalen e Kupës së Kosovës

Llapi është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës pas Dukagjinit.

“Legjendat” eliminuan skuadrën e Prishtinës në gjysmëfinalen e Kupës pas dy takimeve, për të marrë kështu biletën e shumëkërkuar drejt finales.

Me të përfunduar ndeshja ka reaguar edhe presidenti i kësaj skuadre Tahir Batatina, i cili përmes llogarisë së tij ka uruar futbollistët për arritjen e këtij objektivi, derisa ka thënë se tashmë është koha për ta fituar edhe trofeun.

“Forca Llapi urime. Urime Luanët e Llapit, shkojmë drejt trofeut (ikona e trofeut)”.

Related Articles