Bota e futbollit mban zi për ndarjen nga jeta të Bruno Bolchit, një karrierë e gjatë si futbollist dhe si trajner.
I lindur në vitin 1940, ai luajti për Interin nga akademia e të rinjve dhe arriti në ekipin e parë, me të cilin u bë kapiten dhe fitoi kampionatin 1962-63, i pari në ciklin e Grande Inter, duke shtuar 109 paraqitje dhe 10 gola.
Bruno Bolchi, i quajtur ndryshe ‘Maciste’ nga Gianni Brera për strukturën e tij të fuqishme fizike, ishte një mesfushor i shkëlqyer.
Pas daljes në pension, në moshën 31-vjeçare, në vitin 1971, ai filloi karrierën e tij si trajner.
36 vite në pankinë ku u specializua për ngjitjet e skuadrave nga Serie B në A (një sukses i realizuar 4 herë te Bari, Cesena, Lecce dhe Reggina).