Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare talenti argjentinas

Futbollisti argjentinas Fabrizio Navarro i Atletico Tucuman, ka ndërruar jetë në moshën i 21-vjeçare në banesën e tij.

Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.

Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.

Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.

“Atletico Tucuman njofton me trishtim vdekjen e Fabrizio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir”.

Related Articles