Futbollistët e rinj nga Vushtrria mbetën të ngujuar rreth 13 orë në Aeroportin e Malmos së Suedisë. Kjo pasi që fluturimi i tyre është shtyrë nga kompania “Wizz-Air”.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet vogëlushit nga Vushtrria duke bërë gjumë në ambientin e Aeroportit.
“I marrin kupat midis Suedisë por i lajnë me fjet në Aeroport. Por, ne prapë se prapë arritëm me çdo kusht…”, shihet teksa flet njëri mbështetësve të “Forca”-s.
Kujtojmë se “FC Forca” e Vushtrrisë ka triumfuar në turneun Solvesborg Cup 2022 në Suedi në grupmoshat U13.
Nga ky turne, U13 e Forcës së Vushtrrisë u nderuan me trofeun dhe medaljet.