Mbrëmë në emisionin “E premtja me Halilin” ka qenë i ftuar Valon Berisha i cili ishte tejet i emocionuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Futbollisti njihet për humanizmin e tij. Ai ka treguar se ka ndihmuar njerëz që herët,.
”Prej që e kam nënshkruar kontratën si profesionist në moshën 16-vjeçare. Prej asaj dite, sa kam pasur mundësi kam dërgu. Por edhe na s’kemi pasë, jena rritë” – ishte përgjigja e lënë në gjysmë nga Berisha, pasi shpërtheu në lotë, teksa Kastrati ia vazhdoi duke thënë ”si shumë fëmijë shqiptarë”.
Tutje, futbollisti i Reimsit tregoi pak nga historia e familjes së tij, duke thënë se babai i tij është idoll i tij.‘Unë jam rritë jashtë, por edhe babai im ka dal jashtë shumë i ri. Edhe në luftë edhe neve na kanë kallë shtëpinë. Ai [babai] i ka mbajtë tri punë me na mbajtë edhe neve në Norvegji, por edhe me pasë familja në Kosovë. Babai ka hjek shumë, ështe idoll i jemi, edhe e du shumë. Mos të ishte ai, ndoshta as unë nuk isha ai se cili jam sot” – ka thënë mes tjerash 28-vjeçari.
Vlen të theksohet se Valon Berisha është një prej donatorëve të rregullt te shoqata humanitare ”Jetimat e Ballkanit”. /Gazeta Enigma/