Yaroslav Rakitskiy e ka sulmuar ashpër Rusinë, e cila po mundohet ta pushtojë vendin e tij.
Ish-mbrojtësi i Zenit St Petersburgut e shkëputi kontratan me klubin rus pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Dhe, përmes një postimi në Instagram, ai e ka shprehur mendimin e tij për luftën, duke e akuzuar qeverinë ruse se po e gënjen popullin për atë që po ndodh.
“Ukrainasit paqësorë po vdesin shkaku i ushtarëve rusë. Rusia është duke e informuar gabim popullin e saj, nuk i është thënë e vërteta. Shpresoj që të ketë paqe në Ukrainën time, e cila e do lirinë”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.
Futbollistët ukrainas në forma të ndryshme janë munduar ta vetëdijesojnë botën për atë që po i ndodh popullit të tij.