Juventusi u mposht nga Sassuolo me rezultat 4-2 në ndeshjen e javës së pestë të Serie A.
Por humbjen edhe më të rëndë e bën një autogol i shënuar në minutat shtesë.
Derisa Juve po kërkonte barazimin, Federico Gatti bëri një kthim të topit përmendsh e që përfundoi me autogol.
Goli i shënuar në favor të Sassuolos menjëherë është bërë trend në rrjetet sociale.