Futbollisti i Superligës mëson në mënyrë interesante gjininë e foshnjës (FOTO)

Futbollisti i Superligës mëson në mënyrë interesante gjininë e foshnjës (FOTO)

Arbër Potoku është njëri nga futbollistët më të mirë të vendit tonë në vitet e fundit.

Së fundmi futbollisti mitrovicas ka shënuar një ‘gol’ jashta fushave të blerta, teksa pritet që së shpejti të bëhet prind, shkruan Gazeta “Enigma”.

Mbrojtësi aktual i Ballkanit në një ceremoni festive dhe në një mënyrë tejet interesante ka zbuluar gjininë e foshnjës të cilën e mbanë bashkëshortja e tij.

Potoku ka shqelmuar topin e vogël të futbollit, duke nxjerrë jashta timin e kaltër, i cili simbolizon ngjyrën e djemve. Këto imazhe i ka publikuar vetë futbollisti në llogaritë e tij sociale. /Gazeta Enigma/

Related Articles