Një incident i turpshëm ka ndodhur në ndeshjen e Ligës Rajonale të Buenos Aires mes Garmenses dhe Deportivo Independiente.
Futbollisti i Garmenses, Christian Tirone ka goditur nga pas në kokë gjyqtaren Dalma Cortada teksa vraponte.
Për shkak të një ndërhyrjeje, Dalma i dha karton të verdhë futbollistit vendas.
Kjo ngjalli pakënaqësi, ku vendasit protestuan ashpër derisa Tirone goditi fort nga pas gjyqtaren.
Shumë shpejt, futbollisti u arrestua dhe do të akuzohet për sulm, dhunë në terrene sportive.
Pas kësaj skene, ndeshja u ndërpre dhe klubi vendas i kërkoi falje gjyqtares Dalma Cortada.